Agjenti i njohur i lojtarëve, Mino Raiola, ka folur për mediet italiane sa i takon formës jo të mirë që po kalon Matthijs de Ligt.
Mbrojtësi holandez u transferua te Juventusi në verë, por në gjysmën e parë të sezonit, nuk bëri paraqitje të mira, madje e humbi dhe vendin e titullarit nga Demiral.
“Po dëgjoj që Matthijs de Ligt po vuan te Juventusi, por unë besoj se ai do të rritet shumë aty. Matthijs është si kamion nafte, mos prisni që të kthehet 90 gradë.
Ai ecën gradualisht. Kur të niset, do të jetë e vështirë për ta ndalur”, tha Raiola për mbrojtësin holandez./abcnews.al
? Mino Raiola on Matthijs de Ligt: “I hear that he is struggling at Juventus, but I just see him developing.
“Matthijs is like an oil tanker, you can’t expect him to suddenly turn 90 degrees. He goes steadily.
“But, once he’s on course, he can’t be stopped.” pic.twitter.com/wrnbWaCpJO
— Goal (@goal) February 5, 2020