Ndërtoi për 20 vjet Kukësin “anti-bërthamor”, mediat britanike jehonë inxhinierit shqiptar

schedule16:51 - 5 Shkurt, 2020

schedule 16:51 - 5 Shkurt, 2020

Prestigjozja britanike “The Guardian” i ka kushtuar  një artikull të gjatë tunelit të nëndheshëm të Kukësit, i ndërtuar rreth viteve 70’.

“Për afro dy dekada, Feti Gjici punoi në një projekt tepër sekret përpara se të linte zyrën e tij çdo mbrëmje. Ai kurrë nuk foli për këtë projekt sekret me miqtë e tij apo me familjen” e nis artikullin e saj The Guardian.

“Gjici ishte planifikuesi kryesor i qytetit të Kukësit, në veri të Shqipërisë, duke punuar gjatë viteve të regjimit komunist të vendit, të udhëhequr nga diktatori stalinist Enver Hoxha. Udhëheqësi paranojak i tmerruar nga lufta ndërtoi qindra mijëra bunkerë betoni për të mbrojtur popullsinë e tij kundër kërcënimit të pushtuesit imagjinar.

Në Kukës, jo larg kufirit me Jugosllavinë socialiste, gjërat u ecën një hap më tej. Detyra e Gjicit, duke filluar në fillim të viteve 1970 dhe duke përfunduar vetëm me rrëzimin e regjimit në 1991, ishte të ndërtonte një kopje nëntokësore të Kukësit 30 metra nën qytetin mbitokësor.

Planet e para, në fillim të viteve 1970, ishin për një seri strehimesh anti nukleare. Ndërsa vazhdoi në vitet ’80, me urdhër të shefave të ushtrisë, Gjici shtoi gjithnjë e më shumë tunele dhe dhoma në projektin nëntokësor, duke përfshirë hapësira për një shtypshkronjë, një spital dhe një furrë buke. Pastaj, u ndërtuan rrjetet e energjisë elektrike dhe ujit. Duhej të kishte një qendër komande të ushtrisë, një pikë policie dhe një sallë gjyqi. Ideja ishte që 10,000 njerëz duhet të ishin në gjendje të jetonin pa asnjë shqetësim nëntokë, për një periudhë deri në gjashtë muaj.

“Sigurisht, në një kohë lufte, gjërat mund të reduktonin kapacitetin, por ideja ishte që të ndërtonim që i gjithë qyteti të futej nën tokë,” kujtoi Gjici, tashmë 72 vjeç.

Në fillim të viteve 1970, autoritetet komuniste përmbytën tërë vendbanimin e Kukësit me një liqen artificial gjatë ndërtimit të një hidrocentrali. Planifikuesit e qytetit duhej të krijonin një qytet krejt të ri përkrah tij, dhe të rivendosnin të gjithë popullsinë.

Gjici po ndihmonte për të hartuar Kukësin e dytë mbi tokë kur iu afruan shefat e ushtrisë dhe policisë sekrete.

“Meqë isha duke bërë një punë të mirë, ata më zgjodhën dhe më folën për planet për qytetin nëntokësor,” tha ai.

I pyetur se çfarë do të thoshte nëse një koleg do e pyeste se për çfarë ishte duke punuar, ai qesh dhe thotë:

“Nuk ishte një kulturë ku njerëzit të pyesnin se çfarë po bëje.”

Gruaja e tij ishte e qartë dhe ishte në dijeni që po punonte në një projekt nëntokësor për shumë vite, por ajo kurrë nuk i kërkoi detaje.

“Ajo e dinte më mirë që nuk duhet të bënte pyetje.”

Për shkak se strehimi ishte i fshehtë, Gjici kishte një ekip prej vetëm 30 punëtorësh ndërtimi për ta ndërtuar atë, dhe secili punëtor duhej të kontrollohej plotësisht nga shërbimet e sigurisë për besueshmërinë politike.

 “Sa më pak njerëz ta dinin, aq më mirë ishte,” thotë Gjici.

Ky ekip i vogël u nda më tej në çifte të cilët u dërguan për të punuar në pjesë të ndryshme të strehimoreve, duke mos kuptuar se ekzistonte një rrjet i madh e i ndërlidhur.

Gjatë viteve 1980, autoritetet kryen stërvitje të rregullta:

Kur të tingëllonte sirena, e gjithë popullata e Kukësit mund të zbriste nëntokë në shtatë minuta, përmes 30 hyrjeve në rrjet.

Ndërtimi në rrjetin nëntokësor ishte përfunduar në vitin 1989 ku u  instalua energji elektrike dhe ujë. Por përpara se secila prej zonave të mund të ishte e pajisur siç duhet për funksionin e saj të planifikuar, erdhi koha kur regjimi ra.

PO të shkosh këto ditë të vizitosh Kukësin e nëdheshëm shihet një rrugë poshtë një shkalle të zhveshur, me kalldrëm. Qasja në pjesën më të madhe të rrjetit të tuneleve dhe dhomave është bllokuar nga grumbuj të mëdhenj me rërë dhe baltë.

Por pas 30 vitesh neglizhencë, kryetari i ri i Kukësit, Safet Gjici, kushëriri i Fetiut, dëshiron të përfundojë ato që filluan komunistët dhe të përfundojnë punën në Kukësin e nëndheshëm përpara se ta hapin atë për publikun”, shkruan The Guardian.

Në fakt kamera e ABC News solli për herë të parë ekskluzivisht pamje nga ai që sot quhet Kukësi i nëndheshëm.

Të habit fakti kur mëson se për Kukësin nëntokësor është punuar gati 20 vite e shpenzuar miliarda. Ndërtime të pabesueshme. Një spital për 300 shtretër, fabrika e prodhimit të bukës, hapësirat e tjera për vendkomanda e shumë zyra për administratën.

Tunelet në trajtë labirinti lidhin çdo hapësirë e përshtatur për funksione të ndryshme. Kurse hyrja realizohej në pesë vende të ndryshme të qytetit. Një pjesë e pallateve e ndërtuar në atë periudhë, i kanë në çdo shkallë portat e blinduara dhe tunelet hyrëse për në qytetin e nëndheshëm. Porta ka edhe për konviktet e institucionet arsimore.

Pa hezitim Kukësi është një ndër qytetet më të fortifikuara.

Ndaj nuk është habi kur pak kohë më parë mediat ndërkombëtare e renditën Shqipërinë  pas SHBA dhe Zvicrës, si vendi me sigurinë më të madhe për sulmet bërthamore dhe atomike, për shkak të vendstrehimeve të shumta të ndërtuara gjatë luftës së ftohtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!