Një person është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në rrugën e Kombit në Kukës.
Informacionet bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në dalje te tunelit te Kalimashit, ku një automjet është përplasur me trafikndarësen. Gjithashtu dyshohet se automjeti ka rrëshqitur nga ngricat drejtuesi i mjetit eshte derguar ne spitalin e Kukësit në gjendje të rëndë.
Burimet bëjnë me dije se si pasojë e plagëve të marra, i plagosuri është nisur drejt Tiranës./abcnews.al