I ashpër ndaj simboleve zyrtare që përdoren në Kosovë ka qenë sot në studion e emisionit “ABC e mëngjesit” prof. Hysamedin Feraj. “Kombet nuk themelohen me ndeshje sportive. Dëgjoj shumë shpesh që thuhet se këtë flamur (të Kosovës) do t’a duam më vonë, sepse më tepër fitojmë në sport, por unë nuk mendoj se lind kështu një komb dinjitoz”, – tha në përfundim të intervistës anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj. Vetëm pak minuta pas kësaj deklarate, gazetari Enkel Demi ka komentuar në studio një foto të dërguar nga komentori i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha. Fotoja është e përfaqësueses së Kosovës e vitit 2000, ku Qartazi dallohen ngjyrat kuq e zi i fanellave të tyre.
Sipas komentatorit të mirënjohur sportiv, i cili u bë pjesë e debatit përmes një mesazhi telefonik, pasi u zhvillua një ndeshje miqësore me uniformat kuq e zi e kombëtares së Kosovës, dikush dha urdhër që të hiqen dhe vendi e tifozeria në Kosovë u mbush me bluza të “Ukrainës”, ka përfunduar mesazhin e tij komentatori sportiv Shakohoxha, duke iu referuar ngjyrave të ngjashme të uniformave të dy kombëtareve të futbollit.
/abcnews.al