Si pasojë e erërave të forta që kanë përfshirë veriun dhe qendrën e Italisë, dy persona kanë mbetur të plagosur, prej të cilëve njëri në gjendje të rëndë. Bashkia e Gjenovas ka ndaluar për të mërkurën përdorimin e biçikletave dhe motorëve në rrugët e qytetit.
Mes Piemontes dhe Valle d’Aosta një stuhi ka arritur në shpejtësinë e 200 kilometrave në orë, ndërsa shumë impiante janë mbyllur si masë sigurie në Kuneze por dhe në Dolomiti dhe Lukeze.
Në Toskanë janë ndërprerë lidhjet detare me Ishullin e Elbës. Në Pskareze një 59 vjecar ka mbetur i plagosur pasi një pemë ka rënë në automjetin e tij, ndërsa një i plagosur tjetër po si pasojë e erës së fortë është regjistruar në Marke.
Linja hekurudhore Ankona – Romë, është mbyllur përkohësisht për shkak të materialeve të ndryshme që kanë përfunduar mbi shina si pasojë e erës.
Bashkia e Xhenovës deklarois e të mërkurën do të qëndrojnë të mbyllura kopshtet, parqet historike dhe varrezat. Gjithashtu ndalohet përdori i bicikletave dhe motorëve, mjeteve me tonazh të rëndë dhe furgonëve. /abcnews.al