Ecuria pozitive, trajneri dhe Sane: Presidenti i Bayernit ka një dilemë

schedule14:35 - 4 Shkurt, 2020

schedule 14:35 - 4 Shkurt, 2020

Bayern Munchen e ka nisur shumë mirë vitin 2020. Bavarezët kanë fituar tre ndeshjet e zhvilluara në kampionat dhe tani kryesojnë me një pikë më shumë se Leipzig dhe tre sipër Borussia Dortmund. Ekipi i Hans-Dieter Flick ka zhvilluar një futboll të bukur dhe ka shënuar 12 gola në tre përballjet e fundit, teksa ka pësuar vetëm një të tillë.

Rreth ecurisë, punës së trajnerit dhe objektivit Leroy Sane ka folur Herbert Hainer. Presidenti i kampionëve të Gjermanisë thur elozhe në prononcimin e dhënë për Kicker dhe tregon dyshimin e vetëm që ekziston për Sane të Manchester City.

Ne kërkojmë që skuadra të luajë bukur dhe të fitojë. Nëse Flick vijon me këtë ecuri do e konfirmojmë në rolin e trajnerit. Ai po bën një punë të mirë, nuk e them këtë vetëm prej faktit që kemi fituar tre ndeshjet e këtij viti në kampionat, por edhe nga mënyra se si kemi fituar. Rrallë herë kam parë një Bayern kaq bindës.

Sane? Leroy është një futbollist i madh, e pranoj që jemi të interesuar për të, por kërkojmë garanci. Po presim të kuptojmë se si do të rikthehet pas dëmtimit të pësuar“, deklaron kreu i klubit bavarez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!