Interi u rikthye te fitorja me Udineses pas tre barazimeve radhazi në kampionat. Dygolëshi i Romelu Lukakut vendosi sfidën e Friulit kundër Udineses vendase dhe morali përpara derbit kundër Milanit është rritur.
Christian Eriksen zhvilloi ndeshjen e parë si titullar me zikaltrit dhe paraqitja e mesfushorit danez ishte pozitive. 27-vjeçari ka dhënë përshtypjet e tij në lidhje me duelin e mbrëmjes së kaluar në rrjetet sociale dhe vëmendja kalon te derbi i së dielës kundër “armiqve” kuqezi.
“Një ndeshje e vështirë, por morëm tre pikët. Fokusohemi te derbi me Milanin“, shkruan Eriksen, i cili do të provojë të dielën në mbrëmje emocionet që të dhuron një ndër derbet më të bukura në Europë. /abcnews.al
View this post on Instagram
Tough game, but 3points and next up Milan derby! #forzaInter @inter #ce24