Neymar e tepron, dy ditë pas ditëlindjes merr “pushimet” për shkak dëmtimi

schedule20:41 - 3 Shkurt, 2020

schedule 20:41 - 3 Shkurt, 2020

Neymar, ditëlindje, party dhe më pas… dëmtim. Ylli brazilian është sërish në qendër të vëmendjes, pasi dy ditë më parë, organizoi një festë madhështore për ditëlindjen e tij të 28-të.

Asgjë e gabuar deri më tani, por sot, ylli brazilian i ka komunikuar klubit të PSG-së se vuan nga një dëmtim dhe nuk do të jetë i gatshëm në sfidën kundër Nantes, e vlefshme për Ligue 1.

Nuk është hera e parë që Neymar e bën një gjë të tillë dhe kjo është një histori e përsëritur shumë herë. Lajm i mirë për PSG-në është fakti që kjo sfidë nuk është shumë e rëndësishme, pasi kryeson me 12 pikë kampionatin francez, si dhe janë dukshëm favoritë në letër.

Por në ditëlindjen e motrës së tij, Neymar ka marrë “pushimet” edhe në sfida shumë të rëndësishme, shumicat për Champions League./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!