Një 59-vjeçar shqiptar është gjetur i varur në banesën e tij, në Potenza Picena Itali. Mediat italiane raportojnë se burri u gjet pa jetë mëngjesin e sotëm nga bashkëshortja e tij, e cila njoftoi policinë menjëherë.
Mjekët kanë ardhur në kohë, por nuk kanë mundur të bëjnë dot gjë për t’i shpëtuar jetën shqiptarit.
Gruaja, në gjendje të rëndë shoku për shkak të ngjarjes, është shtruar në spitalin e Civitanova Marche.
Ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë shqiptarin drejt këtij akti të rëndë. /abcnews.al