Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli, në një postim në “Twitter” foli për vizitën e tij dyditore në Tiranë.
Sassoli njoftoi se po vjen në Shqipëri për të shprehur solidaritetin e tij për tërmetin qe ndodhi në 26 nëntor, dhe mbështetjen për hapjen e negociatave.
“Parlamenti Europian, Komisioni Europian, dhe pjesa më e madhe e vendeve të BE-së, janë pro hapjes së negociatave me Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne nuk do të dorëzohemi, ne do vazhdojmë të punën për ti dhënë votën pro dy shteteve”.
Ndëra i bëri edhe një thirrje për rininë shqiptare ai u shpreh se rinia nuk duhet të humbë shpresën.
“Dua ti them diçka rinisë shqiptare. Ju lutem mos e humbni shpresën, ne duam qe vendi juaj të jetë pjesë e Bashkimit Europian”./abcnews.al