Një test i vogël, kompania zbulon zgjidhjen për tradhtarët në çift

schedule08:53 - 3 Shkurt, 2020

schedule 08:53 - 3 Shkurt, 2020

Njerëzit që kanë dyshime, tashme mund të testojnë partnerët, për të provuar nëse ata i kanë tradhtuar apo jo.

AffinityDNA, një kompani e me qendër në Hove, East Sussex të Britanisë së Madhe, ofron një shërbim i quajtur “testi i tradhtisë”, për personat që shqetësohen nëse kanë përkrah një tradhtar. Kësaj kompanie duhet vetqm t’i vësh në dispozicion të brendshmet e të dyshuarit/dyshuarës.

Kompania e përshkruan këtë test tepër efikas, duke treguar të vërtetën me baza shkencore. Ndërkohë nga ana tjetër kjo ngjarje ka nxitur edhe polemika për juristët pasi ata thonë se  testimi i të brendshmeve të një personi është e paligjshme.

Sipas tyre zotërimi i materialit trupor të dikujt me qëllim kryerjen e ADN-së, pa pëlqimin e vetë personit është një krim dhe në bazë të ligjit mund të dënohesh me tre vjet burg.

Kompania ofron një test që mund të zbulojë 90 për qind të mbetjeve që mund të ndodhen në copat e pëlhurës dhe kjo provë gjenetike kushton 299 paundë. Në faqen e webit të kompanisë shkruhet se “testi i tradhëtisë mund të kryhet nga çdokush pa asnjë farë problemi.”

Pauline McCormack, pedagoge në Universitetin Newcastle në Australi, i ka kërkuar qeverisë që të ketë kontrolle të rrepta ndaj kësaj kompanie. Departamenti i Shëndetësisë atje tha se kushdo që kryen analiza të ADN-së pa miratimin e personave mund të shkelë ligjin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!