Nezar Seiti nuk është i penduar i drejtësisë, as në Shqipëri dhe as në Itali. Keshtu deklaroi sot Detar Hysi, avokati i Seitit në procesin gjyqesor te hapur ndaj tij ne vendin tonë. Sipas Hysit, klienti i tij, i cilësuar si financieri i grupit të Habilajve, nuk ka kërkuar asnjëherë që dëshmojë për këtë çështje. Hysi, në një reagim të shpërndarë për mediat, deklaron me përgjegjësinë e mbrojtësit se i pandehuri Nezar Seiti nuk ka dhënë pëlqimin në asnjë fazë të hetimit edhe procedimit penal, qoftë në vend, qoftë në Itali për të bashkëpunuar me drejtësinë. Kjo sipas tij, pasi Nezar Seiti pretendon se nuk ka njohje me disa nga të pandehurit e çështjes në hetim. Reagimi i avokatit erdhi pas disa deklaratave të bëra publike nga përfaqësues të opozitës, sipas të cilëve Nezar Seiti, u ekstradua pikërisht në momentin që kishte pranuar të ishte dëshmitar i drejtësisë./abcnews.al
Avokati: Nezar Seiti s’ka qenë në asnjë fazë i penduar për çështjen e Habilajve
schedule12:20 - 2 Shkurt, 2018
schedule 12:20 - 2 Shkurt, 2018