Lista Serbe nuk voton për Qeverinë e re të Kosovës

schedule16:44 - 2 Shkurt, 2020

schedule 16:44 - 2 Shkurt, 2020

Serbët e Kosovës kanë arritur në qeverinë e Serbisë. Këtu kanë konsultuar zyrtarët serb dhe kanë arritur tek qëndrimi që qeverinë e re të Kosovës nuk do ta mbështesin në seancën e kuvendit. Arsyet janë se Lista Serbe nuk është respektuar nga partitë shqiptare.

Por, do të marrin pjesë ne institucione pasi nuk duan ta lënë mundësinë që shqiptarët të zgjedhin ministrin serb.

“Nuk ka kushte që serbët të votojnë. Njëkohësisht serbët do të marrin pjesë në institucionet në Prishtinë duke zbatuar mandatin që kanë marrë nga populli që të kujdesen për sigurinë, ekonominë dhe tempujt e shenjtë,”ka thënë shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka thënë se Serbia dëshiron progres me Kosovën, por kushti ekziston edhe për qeverinë Kurti.

“Çfarë na duhet hekurudha apo linja e avionit nëse me këtë linjë nuk ka kush të udhëtoj. Ne do të vazhdojmë bisedimet, port ë gjithë e dinë se e vetmja gjë që ne presim për bisedime serioze është tërheqja e tarifave doganore”, është shprehur kryeministrja serbe.

Konkluzioni i serbëve ka qenë se do cdo veprim i përfaqësuesve serb do të koordinohet me Serbinë. Qeveria serbe ka bërë dhe një plan për të investuar miliona euro deri në vitin 2025 në vendbanimet serbe./abcnews.al