Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Junior titullar, Jonuz: Vllaznia favorite ndaj Bylisit, ju tregoj pse

schedule14:42 - 2 Shkurt, 2020

schedule 14:42 - 2 Shkurt, 2020

“Shkojmë vetëm për të fituar”. Mesazhi i Mirsad Jonuz është i qartë. Trajneri i Vllaznisë, në konferencën e sotme për shtyp është shprehur se ekipi i tij shkon në Ballsh për të marrë maksimumin e pikëve. Tekniku i shkodranëve flet për gjendjen e skuadrës së tij, analizon Bylisin dhe zbulon se nga minuta e parë do të luajë braziliani Silvio Junior, afrimi i fundit te Vllaznia.

BARAZIMI ME FLAMURTARIN – “E kam shikuar situatën e ekipit jo vetëm në këto tre ndeshje, por edhe në takimet miqësore që kemi luajtur. Kemi patur disa largime nga skuadra dhe jemi përforcuar me disa të tjerë. Tani ka një konkurrencë në skuadër dhe kjo është në të mirën tonë. Pavarësisht se në atë takim ne arritëm një barazim, përsëri mund të them se do të bëjmë më të mirën në takimin e kthimit. Tani i gjithë përqendrimi jonë është tek takimi me Bylisin. Është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Do të jetë shumë e rëndësishme për lojtarët e mi që të luajnë fort dhe të japin gjithçka”.

KUNDËRSHTARI I RADHËS – “Skuadra e Bylisit ka lojtarë të mirë, por mbi të gjitha ka një grup shumë të mirë. Atyre do t’u mungojë një lojtar shumë i rëndësishëm për ta, siç është Guindo. Ky do të jetë një favor për ne, por nuk është një garanci për fitoren tonë. Unë besoj te lojtarët e mi, që të japin gjithçka në fushën e lojës dhe do të luftojnë për fitore”.

SILVIO JUNIOR – “Vllaznia e njeh këtë lojtar. Është lojtarë i mirë, edhe për mua është i tillë. Gjendja e tij është e mirë dhe nesër do të jetë nga minuta e parë. Alternativat në sulm? Kjo është në të mirën e ekipit. Në bazë të kundërshtarit do të shikojmë sesi do të rreshtohemi në fushën e lojës. Kjo ka të bëjë me zgjidhjet taktike”.

AFRIMI I NJË MESFUSHORI – “Ne pritëm për këtë lojtar, por nuk erdhi. Megjithatë ne kemi disa zgjidhje për mesin e fushës, si Krymi, Ramadani apo edhe Adili, Hygor, Kruja e të tjerët. Alternativat që kam, më lejojnë që të ndryshoj formacionin. Besoj se kam një grup të mirë, pavarësisht se gjithçka mund të ndodhë. Çdo takim është një aventurë, ashtu siç është edhe vetë jeta e njerëzve”, u shpreh Jonuz. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!