Partizani ka shënuar dy gola për 17 minuta kundër skuadrës së Luftëtarit, që ka marrë rrugën për në Kategorinë e Parë. Kampionët në fuqi realizuan tre minuta nga nisja e ndeshjes, falë një dhurate që portieri Arlis Shala u bëri të kuqve.
Portieri nuk e kontrolloi si duhet një top të hedhur në zonë nga Bardhi dhe ia çoi në këmbë sulmuesit Solomon. Ky i fundit nuk fali pak metra me portën dhe i dha avantazhin skuadrës së Partizanit.
Nigeriani pak minuta më pas goditi edhe traversën me një gjuajtje me kokë. Goli i dytë nuk vonoi dhe ishte Rron Broja që me një goditje të saktë në hyrje të zonës e mposhti portierin Shala dhe praktikisht e mbylli ndeshjen pa nisur mirë. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 20
E diel, më 2 shkurt 2020, ora 14:00
LUFTËTARI-PARTIZANI 0-2
Shënues: Solomon 3′, Broja 17′
Luftëtari: Shala, Dragoshi, Isufi, Kukaj, Dushkaj, Açka, Demo, Lika, Oshafi, Çela, Haxhiu. Trajner: Nikolin Çoçlli
Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Cordeiro, Telushi, Broja, Çinari, Bardhi, Solomon. Trajner: Adolfo Sormani. /abcnews.al