Formacionet: Luftëtar ndryshe, edhe Sormani befason me zgjedhjet e bëra

schedule13:26 - 2 Shkurt, 2020

schedule 13:26 - 2 Shkurt, 2020

Luftëtari dhe Partizani janë gati. Gjirokastritët vijnë me ndryshime në formacion, teksa në portë do të luajë Arlis Shala, kurse në majë të sulmit Rimal Haxhiu, një ish-lojtar i të kuqve. Edhe trajneri Adolfo Sormani ka bërë ndryshime.

Një modul tjetër, 4-4-2, me Solomon e Bardhi në sulm, kurse në mesfushë nga krahët luajnë Cordeiro e Çinari. Në qendër rikthehen Broja e Telushi, kurse në prapavijë Bitri është preferuar para rumunit Boldor.

Formacioni i Luftëtarit: Shala, Dragoshi, Isufi, Kukaj, Dushkaj, Açka, Demo, Lika, Oshafi, Çela, Haxhiu. Trajner: Nikolin Çoçlli

Formacioni i Partizanit: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Cordeiro, Telushi, Broja, Çinari, Bardhi, Solomon. Trajner: Adolfo Sormani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!