Facebook/ Vjen fundi për rrjetin social më të madh në botë?

schedule22:42 - 1 Shkurt, 2018

schedule 22:42 - 1 Shkurt, 2018

Rrjeti social më i madh në botë, Facebook, ka regjistruar një rënie të ndjekësve në Amerikën e Veriut, duke vënë në alarm aksionerët. Shkak dyshohet të jetë bërë ashpërsimi i konkurrencës dhe përfshirja në skandalin e njohur si “Russia-gate”.

Në vitin 2017 pa fitimet t’i rriteshin me 47 për qind, duke prekur kuotën e 40 miliardë dollarëve. Edhe përfitimet u rritën ndjeshëm, me 56 për qind, duke arritur në 16 miliardë.

Por gjërat nuk janë aq pozitive sa duken për rrjetin social më të famshëm në botë, Facebook, që në tremujorin e fundit të vitit të kaluar regjistroi një rënie të ndjekësve të tij. E teksa përdoruesit në mbarë botën vijnë në rritje, ata në rënie janë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Rënia, e publikuar në raportin financiar të Facebook, ka qenë me 1 milion përdorues ditorë.

Thënë ndryshe, koha e kaluar online ka rënë me 2 minuta për përdorues. Shkak për këtë situatë, që mund të ketë alarmuar aksionerët, mendohet të jetë bërë shumëllojshmëria e rrjeteve sociale dhe përfshirja e grupit të themeluar nga Mark Zuckerberg në skandalin e njohur si “Russia-gate”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!