Shumë shtete bllokojnë levizjet me Kinën, OBSH: Veprim i gabuar

schedule14:04 - 1 Shkurt, 2020

schedule 14:04 - 1 Shkurt, 2020

Shumë vende në botë kanë bllokuar lëvizjet me Kinën, pasi koronavirusi që shpërtheu në këtë shet po përhapet me shpejtësi të madhe.

SHBA dhe Australia thanë se ata do të ndalojnë hyrjen për të gjithë vizitorët e huaj që kanë qenë kohët e fundit në Kinë, ku virusi u shfaq për herë të parë në dhjetor.

Më parë, vendet përfshirë Rusinë, Japoninë, Pakistanin dhe Italinë njoftuan kufizime të ngjashme të udhëtimit.

Por zyrtarët globalë të shëndetësisë nuk e kanë aprovuar një masë të tillë. “Kufizimet e udhëtimit mund të shkaktojnë më shumë dëm, duke penguar shpërndarjen e informacionit, zinxhirët e furnizimit mjekësor dhe duke dëmtuar ekonomitë,” tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) të Premten.

OBSH rekomandon kontrollin në vendkalimet zyrtare të kufirit. Ai ka paralajmëruar se mbyllja e kufijve mund të përshpejtojë përhapjen e virusit, me udhëtarët që hyjnë ilegalisht.

Kina ka kritikuar valën e kufizimeve të udhëtimit, duke akuzuar qeveritë e huaja se injorojnë këshillat zyrtare.

“Ashtu siç OBSH rekomandoi kundër kufizimeve të udhëtimit, SHBA nxitoi në drejtim të kundërt,” tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Hua Chunying. “Padyshim që nuk është një gjest i vullnetit të mirë.”

Numri i vdekjeve nga virusi i ri, i cili zyrtarisht quhet 2019-nCov, aktualisht është 259. Të gjitha vdekjet ndodhën brenda Kinës dhe shumica ishin në provincën Hubei, që është edhe origjina e virusit.

Pothuajse 12,000 raste janë konfirmuar dhe një pjesë e vogël e atyre, rreth 100 , kanë ndodhur jashtë Kinës. Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Rusia dhe Gjermania i kanë konfirmuar të gjitha rastet ditët e fundit.

Numri i rasteve të koronavirusëve në të gjithë botën ka kapërcyer atë të epidemisë së ngjashme Sars, që u përhap në shumë vende në vitin 2003.

Por shkalla e vdekshmërisë së virusit të ri është shumë më e ulët se ajo e Sars, gjë që ka bërë që zyrtarët të besojnë se nuk është aq vdekjeprurës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!