Britania doli nga BE, Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar njoftim të rëndësishëm për pasagjerët

schedule10:06 - 1 Shkurt, 2020

schedule 10:06 - 1 Shkurt, 2020

Britania e Madhe mesnatën e mbrëmshme u larguar përfundimisnt nga blloku i Bashkimit Europian, 47 vite pas anëtarësimit.

Ndërkohë, Autoritet i Aviacionit Civil Shqiptar ka dhënë mbrëmë një njoftim të rëndësishëm për këtë  vendim historik të Britanisë. Sipas AAC dalja e Britanisë nga BE nuk do të ndryshojë asgjë për pasagjerët dhe kompanitë ajrore.

“Në mesnatë Mbretëria e Bashkuar del përfundimisht nga Bashkimi Evropian.

Sqarohen të gjithë të interesuarit se asgjë nuk do të ndryshojë në fushën e aviacionit civil për pasagjerët dhe kompanitë ajrore.

Fluturim të mbarë dhe të sigurt të gjithë qytetarëve të dy shteteve që kanë planifikuar të udhëtojnë midis dy kryeqyteteve”, njofton Aviacioni Civil”, thuhej në njoftimin e AAC.