Një 23-vjeçar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi tentoi të vidhte një shtëpi në Cantu, një zonë e Viçenzas.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pasi kishte hapur dritaren në katin e dytë, kishte dëgjuar që pronari i shtëpisë ishte aty dhe ishte përpjekur të largohej.
Nga nxitimi, ai ka rënë në tokë dhe është dëmtuar rëndë duke mos pasur mundësinë më të lëvizte. Pronari i shtëpisë pasi ka dëgjuar zhurmën ka njoftuar policinë, të cilët bënë edhe arrestimin e tij në flagrancë.
Ata i gjetën me vete edhe disa çelësa dhe disa mjete të tjera, që 23 vjeçari i përdorte për të hyrë në shtëpitë që vidhte. Menjëherë më pas u dërgua për në spital./abcnews.al
Shqiptari tenton të vjedhë shtëpinë, por dëmtohet rëndë
schedule17:27 - 1 Shkurt, 2018
schedule 17:27 - 1 Shkurt, 2018