Shpërthimi i vullkanit “Chill Chn”, alarmon Kilin

schedule23:02 - 31 Janar, 2020

schedule 23:02 - 31 Janar, 2020

Kili ka ngritur alarmin për një shprthim të mundshëm të vullkanit “Chill Chn”. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se stacionet e monitorimit të instaluara pranë kompleksit vullkanik ‘Nevados de Chillán’ regjistruan një tërmet vullkanik-tektonik të shoqëruar me një frakturë brenda malit vullkanik.

Ndërkohë autoritete në Kili për shkak të alarmit për shpërthimin e vullkanit kanë kërkuat nga njerëzit që të mos afrohen pranë kraterit tashmë aktiv, duke mbajtur një distancë minimale prej tre kilometrash.

https://www.youtube.com/watch?v=9q8_dvytqkg

Kreu i Rrjetit Kombëtar të Mbikëqyrjes Vullkanike tha se kolona e tymit dhe llavës që po del nga vullkani ka arritur pothuajse në 3.5 kilometra lartësi dhe është kolona më e gjatë e regjistruar gjatë ciklit të shpërthimit vullkanik të katër viteve të fundit.

Vullkani, një nga më aktivët në zonë, ndodhet rreth 400 kilometra në jug të Santiago de Kilit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!