Ndërmjetësuesi i OKB në Shkup/Nimetz: Me Greqinë negociojmë vetëm emrin

schedule14:46 - 1 Shkurt, 2018

schedule 14:46 - 1 Shkurt, 2018

Ndërmjetësuesi i OKB-së Matthew Nimetz sqaroi qytetarët e Maqedonisë se në negociatat mes Athinës dhe Shkupit bisedohet vetëm për emrin dhe jo për gjuhën dhe idenditetin. Ai nënvizoi në Shkup se palët janë shumë afër gjetjes së një zgjidhje.

Ndërmjetësuesi i OKB-së për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Shkupit dhe Athinës, Mattheë Nimetz gjatë një konference për shtyp me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov përsëriti optimizmin e tij. Ai nënvizoi se mund të gjendet një zgjidhje për kontestin e cila nuk do të rrezikonte identitetin e maqedonasve madje do ta mbronte atë. Nimetz theksoi se “populli maqedonas nuk duhet të shqetësohet lidhur me zërat se Shkupi mund të humbasë gjuhën dhe idenditetin pasi nëse shkon puna deri atje nuk ka marrëveshje”.

Mattheë Nimetz, ndërmjetësues i OKB për emrin: “Ne po negociojmë për emrin e shtetit dhe jo për gjuhën dhe identitetin e maqedonasve. Tani është koha për zgjidhje, tani është momenti dhe ne duhet ta kapim atë. E di që nuk është lehtë por me kalimin e kohës do të bëhet më vështirë prandaj këto muajt që vijnë janë kyçë dhe deçizivë për një zgjidhje për të dyja vendet.

Nimetz shtoi se zgjidhja është shumë afër dhe flitet për javë ose muaj dhe jo vite. Ndërsa ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov theksoi se synimi kryesor është arritja e një akordi që do të kënaqë të dyja palët.

Nikolla Dimitrov, ministër i jashtëm i Maqedonisë: “Ne kemi mirëkuptim për qytetarët e Greqisë që e identifikojnë veten si maqedonas. por në Europë në shekullin XXI, askush nuk mund të prekë dhe të drejtën tonë që të flasin gjuhën maqedonase”.

Dimitrov paralajmëroi se të gjithë duhet të jetë tepër të kujdesshëm, sepse sa më shumë që dikush flet për “vija të kuqe” në publik, aq më pak zvogëlohen mundësitë për një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dyja palët. Ndërkohë, gjatë qëndrimit në Shkup, ndërmjetësuesi Nimetz është takuar edhe me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov si, kryeministrin Zoran Zaev si dhe me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Më herët ai zhvilloi dhe një vizitë zyrtare në Athinë. /abcnews.al