Me të njëjtën mënyrë ia ka kthyer përgjigjen kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha videos së publikuar në rrjetet sociale nga kryeministri Rama me dixhiturën për lidershipin e Shqipërisë.
Përmes një videomontazhi kreu demokrat ironizon vizionin që ka kryetari i qeverisë për lidershipin. Duke përdorur të njëjtën dixhiturë në videon e shpërndarë nga kreu i opozitës kryeministri Rama rrethohet me fotot e Shullazit, Tahirit, Balilit dhe dy kryebashkiakë, atë të Kavajës dhe të Krujës./abcnews.al