Meta: Masa kundër koronavirusit, neglizhenca mund të ketë pasoja ekstreme

schedule11:51 - 31 Janar, 2020

schedule 11:51 - 31 Janar, 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë të marrë masa më të forta për të parandaluar depërtimin e koronavirusit në vendin tonë, pasi çdo nënvlerësim mund të jetë me pasoja kritike.

I pyetur nga gazetarët sot, Meta tha:

“Mendoj se pas shpalljes së gjendjes së emergjencës në nivel global nga OBSH, duhen marrë masat masat më të forta sanitare dhe epidemiologjike për të parandaluar këtë virus, për të penetruar në vendin tonë.

Aq më tepër kur janë konstatuar dy raste në Italinë fqinjë dhe ndoshta dhe në vende te tjera pranë nesh.

Mendoj se është koha për Shqipërinë të marrë masa më të forta. Shqipëria ka eksperiencë si me parandalimin e suksesshëm të SARS-it dikur, por është e sigurt të theksohet se çdo nënvlerësim mund të jetë me pasoja kritike dhe unë shpresoj dhe inkurajoj marrjen e masave më të forta parandaluese.”

I pyetur nëse është në kontakt me strukturat e Shëndetësisë, Presidenti tha se “jemi në një proces komunikimi dhe ndoshta rastet në Itali e në ndonjë vend tjetër fqinjë, tregojnë se jemi seriozisht të rrezikuar dhe duhet ta paradalojmë këtë virus.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!