Ka shkuar në 213 nurmi i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë. Ndërsa sipas të dhënve të publikuara nga autritetet, 9.692 janë të prekur.
Provinca Hubei e Kinës e cila është epiqendra e shpërthimit të virusit ka raportuar 5.806 raste të konfirmuara, përfshirë 204 vdekje, raportojnë media zyrtare. Agjensia shtetërore e lajmeve Xinhua e Chian raportoi se 213 njerëz kanë vdekur për shkak të infeksionit të shkaktuar nga virusi.
OBSH shpalli të Premten emergjencë globale përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës nga Kina, në pjesë të ndryshme të globit.
Koronavirusi shpërtheu fillimisht në provincën Wuhan, ndërsa nuk ka ende një vaksinë specifike për parandalimin e tij.
Virusi është përhapur edhe jashtë Kinës, përfshirë edhe disa vende të Europës. Ndërkohë, Shqipëria cilësohet ende me rrezik të ulët për përhapjen e koronavirusit.
/abcnews.al