Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Biba zbulon goditjen në “Pressing”: Kukësi merr një sulmues nga Zvicra

schedule00:00 - 31 Janar, 2020

schedule 00:00 - 31 Janar, 2020

Menaxheri Florian Biba ka folur rreth merkatos së janarit në emisionin “Pressing” në ABC News, aty ku zbulon edhe faktin që Kukësi do të prezantojë një lojtar sulmues ditën e nesërme.

Problemi ekonomik është kryesori. Shumica e klubeve presin ligjin e sportit, që mesa duket s’do vijë kurrë. I duhet se futbolli po vdes ngadalë. Merkato ka qenë e vakët dhe klubet kanë qenë të shtrënguar, edhe falë punës që kanë bërë verës, si Kukësi.

Nesër do të mbyllë një sulmues, është i ri, 22-vjeç dhe vjen nga Zvicra, me pasaportë europiane. Nuk njihet në Shqipëri. Bylisi dhe Tirana mund të kenë goditje. Besoj se do ketë goxha zyrtarizime nesër, por nuk mendoj se do ketë një prurje shumë të fortë. Tirana ka kërkuar një qendërmbrojtës puro“, thekson Flor Biba. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!