Flamurtari? Shpëtim Duro u kujton futbollistëve ndeshjen me Luftëtarin

schedule14:21 - 30 Janar, 2020

schedule 14:21 - 30 Janar, 2020

Kukësi nuk është ende i kualifikuar në Kupë, pavarësisht fitores në Lushnje. Trajneri Duro flet i rezervuar, ndërsa i bën thirrje lojtarëve të tij që të mos e nënvleftësojnë Flamurtarin në ndeshjen e Superligës këtë fundjavë.

Bëri detyrën, por fitorja nuk ishte e madhe. Ndoshta ishte e pritshme kjo për Kukësin në fushën e Lushnjes, në Kupën e Shqipërisë, dhe trajneri Shpëtim Duro me të drejtë është I rezervuar. Suksesi 1-0 nuk jep garanci, sidomos ndaj një ekipi cilësor të Kategorisë së Parë.

“E vlerësuam ndeshjen, aq më tepër që Lushnja është në pozita kryesuese në ligën e parë. Kanë lojtarë me përvojë, të cilët kanë luajtur edhe në Superiore. Objektivi ishte ta fitonim ndeshjen. Ia arritëm, por janë për t’u zhvilluar edhe 90 minuta në Tiranë”.

Kukësi është një skuadër që pretendon të dy trofetë, kjo është kërkesa e atij që investon, Safet Gjicit, dhe ekipi mban kreun. “Jemi kryesor, por janë aty-aty të gjitha skuadrat. Pjesa e dytë e kampionatit do të jetë akoma më e vështirë.

Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta dhe për ne dihet që nuk luajmë në fushën tonë, gjë që gjë tani është fakt. Kështu që na pret një detyrë e vështirë për pjesën e mbetur të kampionatit”, shton trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro.

Këtë fundjavë, për Superioren, luhet në Vlorë ndaj ekipit të vendit të fundit. “Pa diskutim që Flamurtari është në pozita të vështira. Nga ana jonë duhet vlerësim maksimal, pasi ata i kanë lojtarët. E shikoj si një ndeshje ku patjetër duhet dhënë maksimumi, pasi nuk do të jetë e lehtë, sikurse na ndodhi edhe në Gjirokastër”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!