Sot u zhvillua seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Deputeti i opozitës së re Korab Lita ka hedhur akuza ndaj kryetares së grupit parlamentar demokrat Rudinda Hajdari se është bërë pjesë e një pazari mes partive politike për Reformën Zgjedhore duke lënë pas misionin për sistemin e hapur elektoral.
“A ka më kuptim gjesti jonë për t’i dhënë përfaqësi opozitës në parlament. Ne pranuam mandatet me qëllimin për t’i dhënë opozitarëve një përfaqësim.
Ne si opozitë parlamentare i morëm mandatet në kushtet ku rregullat e lojës ishin prishur në luftë me paritë dhe brenda partive tona. Në këtë kuptim rikthimi i rregullave të lojës dhe rikthimi i garës ndër partiake ishte motivi jonë më i madh, cfarë po ndodh?
Përfaqësuesja jonë në këshillin politik po bëhet pjesë e Këshillit Politik që është pazar mes partisë. Misioni ynë i vetëm ishte hapja e garës për të mos pasur lista të mbyllura.
Sot druaj se ky mision është bërë i paqenë. A do mundet përfaqësuesja jonë, e ulur përballë një kaste politikanësh që kanë frikë votën e lirë, të mbrojë kauzën tonë për ndryshimin e sistemit?
Kauzë e cila është edhe e qytetarëve shqiptarë. Kjo mbetet për tu parë. Misioni ynë ishte hapja e garës për të mos patur lista të mbyllura, lista të kryetarëve të partive.
Në kushtet kur tashmë asgjë nuk është e qartë druaj se ky mision i yni është bërë i paqenë ose jo efektiv duke u bërë pjesë e një blerje apo më tej të një kompromentimi.
Mendoj se misioni i opozitës duhet të jetë denoncimi i opozitës së dorëhequr. Të paktën ky është misioni im personal. Gara politike do të kthehet një ditë në Shqipëri.
Edhe sikur i vetëm do e përmbush këtë mision. Këto muaj që kanë ngelur unë do ta bëj këtë mision. Unë do të bëj të ditur të gjitha rastet e sistemit të kalbur politik. Ky kontribut është një mision fisnik edhe pse modest”, tha Lita./abcnews.al