Abc News ishte sot për të ndjekur masat e marra për Coronavirusin nga Njësia e Shëndetit Publik në portin e Sarandës. Në këtë port janë dy tragete që vijnë çdo ditë në mëngjes nga Korfuzi, “Santa” dhe “Kristi”.
Tragetet vijnë pothuajse në të njejtën orë, 08. 45. Mirëpo, edhe pse ishin dy tragete pasagjere ishin pak, pothusjse 50 vetë. Specialistja e Shendetit Publik, Zhulieta Këndezi me termometer u mati të gjithë pasagjerëve temperaturën, dhe nuk pati asnjë problem shqetësues.
Kontrolli është i përditshëm, u shpreh Zhulieta Këndezi. ‘Jam i detyruar të njoftoj portin për ardhje, numrin e pasagjerëve dhe kombësinë e tyre”, tha kapiteni Genci Nako, teksa shton se nuk ka pasur asnje rast shqetësues. Sakaq, kontrollet bëhen edhe në nisje./abcnews.al