Shqipëria e ka nisur me fitore të thellë 4-1 fushatën e kualifikuesve të kampionatit europian të futsallës, “Holandë 2022”. Kuqezinjtë mposhtën thellë kombëtaren e San Marinos, duke marrë tri pikët e para që në start.
Të besuarit e Erind Resulit bënë një ndeshje shumë të mirë dhe arritën ta dominonin kundërshtarin, duke iu shënuar edhe katër gola. Da Silva, Brahimi, Mezini dhe kapiteni Halimi ishin autorët e golave për kuqezinjtë tanë./abcnews.al
Futsallë, Euro Holandë 2022
Shqipëri – San Marino 4-1
Da Silva, Brahimi, Mezini, Halimi (c)