Lidhur me pengmarrjen e Jan Prengës policia është duke punuar në disa pista kryesore për zbulimin e shkakut të kësaj ngjarjeje të rëndë, por pista kryesore mbetet ajo e prishjes së pazareve të drogës.
Vetë viktima nuk ka patur precedentë penal por vëllezërit e tij janë të përfshirë në trafik të lëndëve narkotike.
Vëllezërit e Jan Prengës jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Sic raporton për abcnews.al gazetari Andi Qosja dyshohet se Jan Prenga ka qenë një objektiv më i lehtë për të arritur nga autorët duke bërë dhe rrëmbimin e tij.
Autorët që kanë kryer pengmarrjen janë kujdesur për të gjithë detajet e ngjarjes, fillimisht ata janë kujdesur të djegin makinën me të cilin kanë marrë peng 49 vjecarin. Kjo makinë është fiksuar nga kamerat e sigurisë në momentin e pengmarrjes.
Paraditen e sotme, policia njoftoi se ka bërë të mundur ndalimin e 4 personave të cilët dyshohet se janë të përfshirë në pengmarrjen e 49 vjecarit Jan prenga. Po ashtu policia njoftoi se sipas ekspertizës së grupit hetimor Jan Prenga ka gjetur vdekjen si rezultat i plagëve të marra nga dhuna e ushtruar mbi të.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 17 Janar në rrugën london në Kamëz./abcnews.al