Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 rihter goditi Turiqinë lindore më 24 janar. Lëkundjet e forta shkaktuan dhjetëra viktima në Elazig, ku ishte epiqendra.
Mirëpo, teksa ishte duke kaluar orët më të vështira, një ngjarje e pakuptimët ka ndodhur në këtë qytet.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një burrë, i cili mban një thikë në dorë dhe shpon gomat e makinave të parkuara.
Sipas mediave vendase ai ka çarë gomat e 160 makinave, të parkuara në lagjet Fırat dhe Tekel.
Pronarët e mjeteve u përballën në mëngjes me këtë ngjarje të pazakontë dhe i dërguan makinat tek mekaniku. Ndërkaq, kanë kërkuar nga policia të zbardhet ngjarje, që sipas tyre nuk mund të ndodhte në një situatë të vështirë vetëm pak orë pas tërmetit shkatërrimtar./abcnews.al