Kompanitë në Kinë kanë këshilluar stafin të punojnë nga shtëpia në mënyrë që të shmangin përhapjen e virusit vdekjeprurës.
Bizneset gjithashtu u kanë ofruar punëtorëve pushime më të gjata, si dhe u kanë treguar punonjësve që kthehen nga zonat më të prekura, të qëndrojnë larg punës.
Ky lajmërim vjen pasi qeveria kineze zgjati festën e Vitit të Ri Lunar me tre ditë deri të dielën.
Të paktën 106 njerëz kanë vdekur tani në Kinë nga virusi dhe janë konfirmuar gati 3000 raste në të gjithë botën.
Bytedance, e cila zotëron platformën e videove TikTok, dhe gjiganti i lojërave kineze Tencent i kanë thënë stafit të punojnë nga shtëpia, raporton abcnews.al
Zinxhiri i restoranteve Hotpot Haidilao ka mbyllur degët e saj në Kinë deri të premten.
Të dielën, qeveria e qytetit të Suzhou tha se bizneset atje do të jenë të mbyllura të paktën deri me 8 shkurt.
Disa kompani, duke përfshirë grupin zviceran bankar UBS dhe kompanitë Country Garden, u kanë thënë stafit që ktheheshin nga qyteti i Wuhan ose provinca Hubei të qëndrojnë vetë në shtëpi dhe gjithashtu të marin vetë përkujdesin e duhur.
Në Hong Kong, bursa ka anuluar një ceremoni të planifikuar për të mërkurën për të festuar ditën e parë së tregtisë të Vitit të Ri Lunar, për shkak të rrezikut nga infeksioni.
Tregjet globale janë gjithashtu të shqetësuar se masat për të ndaluar përhapjen e virusit të ngjashëm me gripin do të kenë një ndikim negativ në ekonominë globale.
Në Tokio, indeksi i aksioneve Japoneze Nikkei 225 ra me 2% pasi qeveria kineze njoftoi këtë fundjavë se do të zgjasë festën e vitit të ri Lunar për një javë , raporton abcnews.al
Shkëmbimet e aksioneve në Shanghai dhe Shenzhen, janë planifikuar të qëndrojnë të mbyllura deri më 2 shkurt.
Çmimet duke filluar nga nafta dhe bakër kanë rënë, pasi edhe tregtarët kanë theksuar se kërkesa globale do të bie ndërsa qytetet kineze do të vazhdojnë jenë të mbyllura.
Princi Abdulaziz bin Salman Al-Saud tha që ai po vëzhgonte nga afër zhvillimet në Kinë.
Çmimet e bakrit në Londër ranë me 1.9% në nivelin më të ulët në pothuajse tetë javë. Kjo pasoi në rënien e javës së kaluar në 5.5%, rënia më e madhe në pesë vitet e fundit./abcnews.al