Besnik Kapllanaj, presidenti i Bylisit, është pjesë e panelit në emisionin “Pressing” në ABC News. Kreu i klubi ballshiot ka shumë për të thënë, pasi ekipi që ai financon po bën një kampionat të mirë. Gjithsesi në Ballsh janë të shqetësuar dhe kjo prej gjykimit në dy ndeshjet e fundit me Tiranën dhe Teutën.
“Gjërat kanë evoluar, nuk vazhdohet me ato 2 mijë lekësha të grisura, janë futur 50 mijëshet. Ju të gjithë e dini që ndeshja ka përfunduar pa nisur. Ne kërkojmë që ky arbitër të mos na gjykojë më. Duam të përjashtohet përjetë, të mos arbitrojë më. Do ia kërkojmë diçka të tillë. Mendoj se do realizohet diçka e tillë.
Arapi tha që jemi penalizuar me Kukësin dhe Xhaja nuk ka gjykuar më nga ajo ndeshje. Institucionet përkatëse duhet të vendosin. Me Tiranën ia lamë gabimeve njerëzore, pas tre ditëve na ndodhi më keq. Jorgjin e njoh si arbitër korrekt, por golat me Tiranën nuk ishin. Alla është palaço, i ka ikur koha. Arbitra si ai dhe Kridens Meta nuk duhet të vazhdojnë më. Kur duan këta, arbitrojnë. Kur marrin përsipër një ndeshje e çojnë deri në fund, e mbajnë fjalën”. /abcnews.al