Kanë kaluar dy muaj nga tërmeti që mori jetën e 51 personave dhe akoma banorët në Vorë nuk kanë një përgjigje se çdo të bëhet me fatin e tyre.
Zgjidhje për ta është strehimi në çadra apo banesa, qerane e të cilave e paguajnë me të ardhurat e tyre të pakta.
Qytetarët e këtyre pallateve shprehen se kanë marrë banesa me qira për t’u strehuar.
“Unë tashmë jam me qera. Paratë mi ka dhënë bashkia nje muaj, se çfarë do bëhet më vonë nuk e di,” është shprehur një nga banorët. Një tjetër është shprehur se deri më tani qeranë e shtëpisë e mbulojnë me shpenzime e tyre: “kemi marrë një shtëpi private me qera, paguajmë 200 mij lekë në muaj, presim një përgjigje por asgje. Kemi marrë para një muaji tani skemi marrë asgjë”.
Ndërkohë një tjetër qytetare në Vorë është shprehur se kanë marrë vetëm një bonus dhe se shtëpia është e pabanueshme, ajo ka një fëmijë me autizëm 14 vjeç ka kërkuar për një psikologe por ska marrë akoma asnjë përgjigje.
Qytetarët e Vorës thonë për ABC News se janë të paqartë se çfarë do të ndodhë me ta në muajt në vijim, pasi e kanë të pamundur ta përballojnë jetesën pas asnjë lloj ndihme
Qytetarët e Vorës janë të paqartë se çdo të bëhet me fatin e tyre, një nga banorët thekson se s’kanë marrë përgjigje: S’kemi marrë asnjë lloj përgjigje a do prishen apo jo se dime, është një ankth i madh njerëzit kanë ngel në agoni.
“Nuk dime gjë plackat e shtëpise i kemi brenda si të jetë shkruar”, është shpehur një tjetër qytetar shtëpia e të cilit është shpallur e pabanueshme.
Situata e rëndë paraqitet edhe për këtë të moshuar e cila që prej tërmetit të 26 nëntorit është strehuar në këtë garazh makine, pavarësisht të ftohtit dhe lagështirës.
“Për faqe të zeze, këtu fle, unë rri vetëm pasi plaku më ka vdekur“, ka thënë e moshuara.
E pabanueshme siç shihet nga pamjet është edhe shtëpia e familjes Grrica me 4 anëtarë, të cilët jetojnë në kushte shumë të vështira
Kryefamiljari thekson se kanë frike të jetojnë në shtëpinë e tyre. Bashkimi shprehet se përveç rrogës si roje nate prej 6 mijë lekësh, detyrohet të mbledhe edhe kanace për t’i shitur
“Mbledh hekura për të mbijetuar pasi rroga nuk më mjafton”, është shprehur Bashkimi.
Deri tani sipas kryefamiljarit e vetmja ndihmë e dhënë nga shteti ka qenë vetëm kjo çadër dhe asgjë tjetër./abcnews.al