Del Piero: S’kam fjalë, pak kohë më parë e takova. Bryant shembull për mua

schedule14:42 - 27 Janar, 2020

schedule 14:42 - 27 Janar, 2020

Rreth humbjes tragjike të Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare ka folur edhe Alex Del Piero. Legjenda e Juventusit kishte miqësi me ish-basketbollistin e famshëm. Italiani tregon dhimbjen e tij për Sky Sport, aty ku tregon se vetëm pak ditë më parë ishte takuar me Kobe Bryant.

Jam i shokuar, e gjitha bota sportive ndihet kështu. Isha takuar pak kohë më parë me Kobe. Është e vështirë të gjesh fjalë kur largohen persona të këtij kalibri. Kobe ishte shumë i përkushtuar në aspektin social, ishte një shembull për mua, me të vërtetë një lajm trishtues“, thekson Del Piero. /abcnews.al

 

Del Piero dhe Kobe Bryant

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!