Tragjedia e Kobe Bryant i ka prekur të gjithë. Ish-basketbollisti i famshëm amerikan humbi jetën ditën e djeshme pas një përplasje të helikopterit personal me të cilin po fluturonte. Përveç 41-vjeçarit, në brod ishte edhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna Maria Onore.
Vogëlushja ishte pjesë e nëntë personave që u shuan në Kaliforni. Vajza e Bryant, e cila njihej si Gigi, kishte trashëguar talentin e babait të saj në sportin e basketbollit. Ajo dallohet në videon e mëposhtme duke luajtur bashkë me Kobe.
Talenti nuk i mungonte, madje Gigi kishte një gjuajtje të saktë, por për fat të keq ëndrrat e saj u ndërprenë në mes duke shkaktuar pikëllim dhe trishtim të madh te të gjithë. /abcnews.al