Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Pre-Grammy Gala: Beyoncé zgjedh sërish një stilist shqiptar

schedule08:30 - 27 Janar, 2020

schedule 08:30 - 27 Janar, 2020

Një tjetër sukses për Valdrin Sahitin, dizajnerin e njohur që prej kohësh bashkëpunon me emra të rëndësishëm kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Siç mund ta shihni në vijim, Beyoncé u paraqit me një fustan të Sahitit në mbrëmjen pre-Grammy Gala të organizuar nga producenti amerikan Clive Davis.

 



Ishte Zerina Akers, stilistja e Beyoncé-s prej kohësh, e cila zbuloi se fustani është realizuar nga Sahiti.

Akers, e cila kujdeset edhe për pamjen e motrave Chloe dhe Halle, të cilat menaxhohen nga Beyoncé, ka bashkëpunuar edhe më parë me dizajnerin shqiptar. Chloe dhe Halle performuan në edicionin e 62 të çmimeve Grammy të veshura nga Valdrin Sahiti. Përpos kësaj, pak kohë më parë, Sahiti bashkëpunoi me Kelly Rowland, yllin e “Destiny’s Child”.

Të tjerë emra që besuan te dizajneri shqiptar janë Fanrasia Taylor, Yvonne Ojri, Bebe Rexha dhe Iskra Lawrende. Po kështu ai krijoi fustanin e Cardi B për një fushatë të Palms Casino Resort në Las Vegas.

Ekipet e stilistëve të personazheve të famshëm kërkojnë gjithandej për punë origjinale dhe kjo metodë pune i ka sjellë disa herë te krijuesit shqiptarë, që nuk njihen shumë në perëndim dhe realizojnë fustane fantastike për të tilla evente. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!