Real Madridi ka arritur të fitojë me rezultatin e ngushtë 0-1 në transfertë përballë Real Valladolid, falë një goli të mbrojtësit Nacho Fernandez. Spanjolli shënoi në minutën e 78-të të sfidës, për t’i dhënë fitoren “Los Blancos”.
Madrilenët vuajtën shumë në këtë takim dhe mbrojtja e Valadollid dukej e pathyeshme. Megjithatë, rezistenca e tyre zgjati vetëm 77 minuta. Toni Kroos ekzekuton një goditje nga këndi fillimisht, por topi largohet nga mbrojtja vendase.
Topi shkon sërish në këmbët e gjermanit, i cili krosimin e dytë e ka perfekt dhe Nacho shënon me kokë. Me këtë fitore, Reali ngjitet në kuotën e 46 pikëve dhe në krye të tabelës, me tre pikë më shumë se Barcelona ndjekëse./abcnews.al