Neymar Junior shënoi dy gola sot në takimin kundër Lille, duke i dhënë fitoren 0-2 ekipit të PSG-së në transfertë. Ylli brazilian është një admirues i basketbollit amerikan dhe shpeshherë është fotografuar në parkete të ndryshme të NBA.
Si pasojë, braziliani i PSG-së nuk mund të mos prekej nga vdekja tragjike e legjendës Kobe Bryant. Pasi shënoi golin e dytë, Neymar u afrua pranë një kamerë për të festuar dhe me gishtat e tij, bëri numrin 24, për nder të Bryant./abcnews.al