Milani siguroi një trepikësh shumë të rëndësishëm në ndeshjen jashtë fushe të së premtes kundër Brescias. Ante Rebic realizoi golin vendimtar në pjesën e dytë, teksa portieri Donnarumma bllokoi sulmet e vendasve me pritjet e tij.
Një ndër lojtarët më të mirë në fushë ishte Sandro Tonali, mesfushori i “Dallëndysheve”. 19-vjeçari italian, i cili cilësohet si Andrea Pirlo i ardhshëm, u tregua fantastik përballë kuqezinjve, teksa u ndoq nga afër nga tre klube të mëdha.
Mediet italiane raportojnë se përfaqësues të PSG-së, Manchester United dhe Borussia Dortmund ishin të pranishëm në stadiumin “Mario Rigamonti” për Tonalin. Brescia kërkon 50 milion euro për ta lënë të lirë dhe shpreson që ankandi i hapur ta rrisë edhe më shumë çmimin e kartonit të lojtarit të talentuar. /abcnews.al