Janë mbyllur pjesët e para të dy sfidave të Superiores që kanë startuar në orën 16:00. Tirana ka dominuar fraksionin e parë të lojës përballë Luftëtarit dhe ka arritur të gjejë tre herë rrjetën. Fillimisht, ishte Cobbinah ai që gjeti golin, në minutën e 14-të.
Ndërsa tre minuta më vonë, mesfushori Idriz Batha dyfishoi për bardheblutë kryeqytetas. Në minutën e 35-të, Ngoo i bashkohet listës së golashënuesve dhe Tirana duket shumë pranë fitores së pestë radhazi në kampionat.
Ndërsa në Durrës, Teuta tregoi një marsh më shumë se Bylis dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh. Sulmuesi i talentuar, Lorenco Vila, shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 11-të. Trajneri Martini humbi shërbimet e Arapit në minutën e 22-të, me mbrojtësin që u zëvendësua nga Avdyli./abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE, java 19
TIRANA – LUFTËTARI 3-0
Cobbinah 14′, Batha 17′, Ngoo 35′
Tirana: Lika, Doka, Muça, Osmani, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Muçi, Cobbinah, Cale, Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo
Luftëtari: Qyrani, Dragashi, , Isufi, Kukaj, Demo, Dushkaj, Açka, Qato, Lika, Çela, Oshafi. Trajner: Nikolin Çoçlli
TEUTA – BYLIS 1-0
L. Vila 11′
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi (Avdyli 22′), Kouros, Aleksi, E. Vila, Kallaku, Cyrbja, L. Vila, Colubali. Trajner: Edi Martini
Bylis: Hidi, Ntephe, Shkalla, Bicaj, Peposhi, Hadroj, Murataj, Bajramaj, Zuluaga, Ndreca, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan.