Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humbja e Barçës dhe rekordi negativ i Messit, nuk ndodhte prej dy vitesh

schedule15:16 - 26 Janar, 2020

schedule 15:16 - 26 Janar, 2020

Barcelona kaloi një pasdite negative dje në “Mestalla”. Kampionët e Spanjës u mundën 2-0 nga vendfasit e Valencias dhe Quieque Setien provoi humbjen e parë në stolin e ekipit katalanas.

Paraqitje e dobët e miqve, teksa Valencia humbi edhe një penallti në pjesën e parë. Ajo që ra në sy ishin tentativat e pasakta të Leo Messit. Kapiteni provoi 11-të herë të shënonte, por asnjë nga gjuajtjet e tij drejt portës vendase nuk preku rrjetën.

Diçka e tillë nuk ndodhte prej dhjetorit të vitit 2017. Barcelona përballej me Deportivo La Coruna dhe ylli argjentinas provonte 11-të herë, por pa ia dalë të gjente golin. Real Madrid mund të dalë i vetëm në krye sonte në mbrëmje (luan me Valladolid), teksa ekipit katalanas i duhet të reagojë sa më shpejt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!