Aktorja Rudina Dembacaj është kohët e fundit në qendër të vëmendjes mediatike. Shkak për këtë është bërë lidhja e saj me ish-deputetin Mark Frroku, ku aktorja e zyrtarizoi pak javë më parë.
Pak ditë më parë ajo zbuloi dhe disa komunikime në Whatsapp që kishte me Frrokun, ku me humor debatonin se kush ishte bosi i lidhjes së tyre.
Ndërkohë, tashmë Rudina i ka habitur të gjithë pasi ka zbuluar edhe mesazhet me ish-bashkëshortin e saj Aleksandër Varfajn, me të cilin ka edhe një vajzë, Viktorian.
Për hir të vajzës, Rudina e ka shprehur gjithnjë se me Aleksin ka marrëdhënie të mirë.
Voogëlushnja ka dashur t’i çojë babait ca figura, ia ka marrë mamit telefonin dhe ia ka çuar, ndërkohë, Aleksi pyet se çfarë janë këto që i ka çuar, duke mosditur që ia ka nisur e bija.
Më pas aktorja ia shpjegon që Viki donte t’i çonte figura babait dhe Aleksi ndërsa çon disa emoji duke qeshur me lot thotë: “Rrota e babit!”./abcnews.al