Kryemadhi për tërmetit në Turqi: Ne më mirë se kushdo e dimë sa e rëndë është kjo situatë

schedule12:25 - 25 Janar, 2020

schedule 12:25 - 25 Janar, 2020

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar pas tërmetit tragjik në Turqi ku humbën jetën 22 persona dhe më më shumë se 1 000 të tjerë u plagosën.

Kryemadhi në mesazhin e saj thekson se solidariteti ynë për popullin vëlla turk dhe qeverinë e Republikës se Turqisë është i pakufishëm në këto çaste tragjike.

Postimi:

Kam përjetuar me hidhërim dhe dhimbje të thellë tërmetin që goditi Turqinë dhe popullin turk.

Ne më mirë se kushdo e dimë se sa e rëndë është kjo situatë ndaj jemi pranë familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre dhe ju shprehim ngushëllimin tonë të thellë.

Uroj me gjithë zemër që operacionet e shpëtimit të jenë sa më të suksesshme për të pasur sa më shumë jetë të shpëtuara.

Solidariteti ynë për popullin vëlla turk dhe qeverinë e Republikës se Turqisë është i pakufishëm në këto çaste tragjike.

Zoti qoftë me ju! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!