Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, për tërmetin shkatërrimtar që goditi Turqinë. Duke shprehur dhimbje për viktimat Meta shkruan se: “Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike”, shkruan Meta.
Statusi:
Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik.
Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh.
Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë.
Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike!/abcnews.al