Kthyen rrugë dhe përrenj në tokë truall, KLSH kallëzon në prokurori 6 zyrtarë

schedule21:11 - 24 Janar, 2020

schedule 21:11 - 24 Janar, 2020

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori 6 ish-zyrtare të Hipotekës në Gjirokastër, të cilët kanë abuzuar me regjistrimin e pronave.

KLSH ka konstatuar se ish-zyrtarët kanë kthyer rrugë dhe përrenj në tokë truall, ndërsa kanë kryer shkelje edhe me procedurat për regjistrimin e pronave.

Kallëzohen në prokurori 6 zyrtarë të lartë të zyrës së regjistrimit të pasurive në Gjirokastër për abuzim me pronat.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë me dije se pas një auditimi të  realizuar për periudhën 2017-2019 është  konstatuar  se 3  ish regjistrues dhe 3 specialistë të  hipotekës në Gjirokastër kanë abuzuar me zërat kadastral.

Në raport theksohet se është bërë ndryshimi i zërit kadastral nga përrua në truall dhe nga rrugë në truall si dhe është zhvendosur shtrati i përroit në kartela.

Po ashtu Kontrolli i Lartë Shtetit ka vërejtur se  gjatë kësaj periudhe janë  kryer regjistrime te pronave me dokumente kopje, si dhe  janë legalizuar objekte  që bien mbi rruge e trotuare.

Në 15 raste rezulton se personat e kallëzuar  kanë regjistruar pasuritë e paluajtshme me dokumente fotokopje të pa noterizuar, si dhe është kryer në mungesë të marrëdhënieve me truallin.

Po ashtu ka auditimi është konstatuar se në disa raste punonjësit e hipotekës  kanë regjistruar ndryshim zërit kadastral nga pyll në truall, me sipërfaqe 2400 m2.

Nisur nga këto fakte  KLSH, ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Gjirokastër, për shkelje të ligjit në regjistrimet e paligjshme të pronave, si dhe tjetërsimin e tyre në kundërshtim me ligjin./abcnews.al