Të mposhtesh këto ditë nga Liverpool nuk është aspak befasi, por tifozët e Wolves janë tërbuar pas humbjes së mbrëmjes së kaluar. “Ujqërit” zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, por ekipi i Klopp realizoi golin deciziv me anë të Firminhos në minutën e 84-t dhe fitoi 1-2.
Sulmuesi brazilian lëvizi bukur në zonë, shmangu Conor Coady dhe dërgoi topin në rrjetë. Ky i fundit ka përfunduar në shënjestrën e tifozëve të Wolves. Coady aktivizohet në rolin e qendërmbrojtësit dhe është pjesë e ekipit prej vitit 2015.
26-vjeçari i rritur te moshat e Liverpool, rrëshqiti gjatë tentativës për t’i ndërhyrë brazilianit dhe kaq ka mjaftuar për tifozët për ta sulmuar për tolerim. “Coady duhet të hetohet për fiksim ndeshje“, shkruan një nga tifozët.
Akuzat vijojnë dhe një tjetër fans i Wolves thekson se lojtari e la vetë Firminhon të shënonte. Komentet që akuzojnë lojtarin janë të shumta dhe lojtari po kalon një moment shumë të vështirë. /abcnews.al
Firmino doesn’t get close to Salah/Mané in terms of scoring but he’s scored 8 PL goals this season. Salah and Mané have 11 each (Salah has 2 goals from penalties). From open play, I didn’t expect Firmino would be on-par with Salah this season (8 vs 9). pic.twitter.com/c51FHXeSWR
— LFC 360 (@LFC_360) January 24, 2020