Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann, ka folur për mediet iberike sa i takon aventurës së tij të deritanishme te Barcelona, marrëdhëniet me babanë e tij, si dhe objektivat që ka në të ardhmen me klubin katalanas.
“Jam shumë i lumtur te Barcelona. Babai im është shumë krenar që sheh djalin e tij të luajë në “Camp Nou”. Dua të shkruaj historinë me këtë klub. Kam ende shumë punë për të bërë për të arritur një gjë të tillë, por do të punoj shumë dhe do të jem i rëndësishëm për Barcelonën.
Do të shënoj edhe më shumë dhe do të asistoj më shumë për shokët e skuadrës”, ishte premtimi i Griezmann. Ylli francez shënoi të dy golat në atë fitore 1-2 kundër UD Ibiza, i vlefshëm për Copa del Rey./abcnews.al