Todibo: Më bindën këta dy persona, ja pse zgjodha Schalken para Milanit

schedule20:17 - 23 Janar, 2020

schedule 20:17 - 23 Janar, 2020

Jean-Clair Todibo ishte objektivi i madh i Milanit për repartin e mbrojtjes, por 19-vjeçari zgjodhi Bundesligën dhe Schalke 04, aty ku është huazuar deri në fund të sezonit me opsionin e blerjes nga klubi gjerman për shumën e 25 milion eurove.

Francezi me origjinë nga Guajana Franceze ka sqaruar për Bild se kush e bindi për të marrë një vendim. Qendërmbrojtësi bisedoi me Amine Harit, mesfushorin ofensiv që është pjesë e “Bluve Mbretërorë”. 22-vjeçari e bindi deri diku, teksa biseda me Ivan Rakitic (kroati luajti me Schalken nga viti 2007-2011) i dha fund dilemave të lojtarit.

Zgjodha Schalke 04 pasi bisedova gjatë me Amine Harit dhe ai më bindi. E pranoj që kam marrë informacione edhe te Barcelona. Bisedova me Ivan Rakitic dhe aty u binda përfundimisht për të zgjedhur ekipin gjerman“, thekson Jean-Clair Todibo. /abcnews.al